Igli Tare, drejtori i Lacios është bërë protagonist i një aventurë shumë të keqe e cila në fakt nuk ka të bëjë me jetën e sportive, por në fakt ka të bëjë me atë personale. Drejtori shqiptar teksa kishte dalë për të shëtitur me qenushët e tij, është sulmuar nga një qen i rracës pitbull.
Pitbulli i shpëtoi mbikëqyrjes nga i zoti dhe duke qenë se njihen për natyrën e egër, nuk kurseu as qentë e Tares, të cilët sipas rregullit ishin të lidhur.Për fat të keq, e ka pësuar një prej qenëve të Tares i cili nuk ia ka dalë t’i mbijetojë sulmit nga Pitbulli, ndërsa qeni tjetër ka shpëtuar me plagosje.
Ndërkohë, pas këtij akti ka pasur edhe një denoncim për çështjen e sigurisë.





