Tetë muaj nga ardhja në jetë e djalit të tyre kaluan shpejt, megjithatë e gjithë kjo kohë nuk i ka bindur ende dy prindërit e rinj, Klean dhe Elgitin për të ndarë me ndjekësit pamjen e vogëlushit të tyre, Krid.
“Djali im vogëlush, 8 muaj sot”- ka shkruar Elgiti krah fotos së tij duke e mbajtur sërish të fshehtë portretin.
Disa javë më parë Klea pohoi në llogarinë e saj se me kalimin e kohës do të ndajnë edhe foto të plota të Krid, duke qenë se ndjekësit janë mjaft kureshtarë, por për këtë moment do të duhet pak kohë. Ku i dihet, mbase në 1 vjetorin e vogëlushit, familja do të ndajë portretin e plotë të saj.





