Një tërmet i fortë ka goditur mëngjesin e sotëm Greqinë me një magnitudë 5.4. Epiqendra e lëkundjeve sizmike ishte 23 kilometra në veriperëndim të Antikythera në një thellësi 57.6 kilometra nën tokë.

Tërmeti u ndje deri në Athinë duke shkaktuar panik tek banorët.

Nga lëkundjet sizmike nuk pati dëme materiale dhe as të lënduar.