Liverpool e ka ndarë mendjen dhe nuk do të afrojë në skuadër lojtarë që nuk janë vaksinuar për covid-19.Trajneri Jurgen Klopp ka qenë i qartë me qëndrimin e tij dhe e ka shprehur hapur para mediave.“Nëse një lojtar nuk vaksinohet, atëherë ai është një kërcënim i vazhdueshëm për të gjithë ne”, ka thënë Klopp.
“E gjitha ka të bëjë me bindjen. Nëse unë jam duke bërë diçka që i ndihmon njerëzit rreth meje, atëherë për mua është e detyrueshme, por padyshim që disa njerëz e shohin atë ndryshe. Unë jam 54 vjeç dhe besoj fuqimisht se ju mund t’i bindni njerëzit për gjërat e duhura për të bërë, por nuk jam i sigurt në këtë rast konkret. Anglia është një vend shumë më i vaksinuar se Gjermania, për shembull”- ka thënë tekniku gjerman.
Kujtojmë që edhe në kampin e ‘The Reds’ janë konfirmuar tri raste pozitive, kurse afër 99% e futbollistëve kanë marrë të dy dozat antiCovid.





