Kryeparlamentari serb, Ivica Daçiç ka deklaruar se iniciativa e “Ballkanit të Hapur” është propozuar nga Serbia.
Kjo, sipas Daçiçit është edhe arsyeja pse disa vende po refuzojnë t’i bashkohen kësaj nisme.
“Kundërshtarët e saj janë më shumë kundërshtarë të Serbisë sesa vetë idesë, sepse i shqetëson fakti që shteti ynë e ka propozuar atë iniciativë”, tha Daçiç për Tanjug.
Ai tha se “Ballkani i Hapur” mund t’i shqetësojë vetëm “ata që janë kundër bashkëpunimit”.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, sot dhe nesër do të qëndrojë në Tiranë, ku do të marrë pjesë në takimin e radhës me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, në kuadër të iniciativcës së “Ballkanit të Hapur”.
Ish-kryeministri shqiptar, Sali Berisha, i ka ftuar qytetarët të protestojnë sot kundër vizitës së Vuçiçit në kryeqytetin shqiptar për t’i nënshkruar me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, gjashtë marrëveshje.





