Supermodelja Gigi Hadid ka pozuar së fundmi për kopertinën e revistës “Vogue” ku ka rrëfyer lindjen e vajzës së saj, Khai, si planifikojnë bashkë me partnerin Zayn ta rrisin vogëlushen dhe nëse po mendojnë ta zgjerojnë familjen e tyre.
Ajo ka zbuluar se vajzën e ka lindur në fermën e familjes së saj në Pensilvani më 20 shtator dhe në procesin e lindjes ka qenë e pranishme nëna e saj, motra, një mami dhe një asistente.
“Një moment po mendoja se lindja me epidural do të ishte më e thjeshtë. Por mamia më pa dhe më tha: “Ti po ja del. Asgjë nuk do të të ndihmojë, kështu që duhet të shtysh njësoj si në një shtrat spitali”. Nuk e ndjeva aspak kur ajo doli. Isha shumë e lodhur. Vetëm ngrita kokën dhe pashë Zayn duke e mbajtur në krahë. Ishte e mrekulleshme. Ajo ishte aq e ndritshme. Të rrahurat e zemrës së saj ishin të qëndrueshme gjatë gjithë procesit të lindjes. Kjo ishte ajo që dëshiroja për të, të vinte në jetë paqësisht.”, ka thënë Gigi.
Në imazhet e publikuara modelja duket në formë perfekte fizike.





