Prej ditës së djeshme, lista me pagat e 670 mijë punonjësve shqiptarë në sektorin publik dhe privat po qarkullon përmes rrjetit social Whatsapp dhe Tik Tok.

Nga një monitorim që i bëri të dhënave “DurrësLajm”, drejtuesi me pagën më të lartë në institucionet publike në qytetin bregdetar rezulton të jetë drejtori ekzekutiv i Autoritetit Portual Durrës, Pirro Vengu, me pagë mujore 243,100 lekë të rinj.

Vengu merr edhe më shumë sesa ministrja dhe deputetja e Durrësit Milva Ekonomi, e cila në muajin janar drejtonte Ministrinë e Bujqësisë. Ekonomi në janar 2021 merrte pagë 174,760 lekë.

Ndërkohë nga zyrtarët e lartë publik në Durrës, pagën më të madhe e ka Prefekti i Durrësit, Roland Nasto me 153,300 lekë në muaj.

Kryebashkiakja Emiriana Sako merr pagë138,000 lekë në muaj. Ndërsa nënkryetari, Gentian Kallmi i cili në janar ishte ende pjesë e ekipit drejtues të spitalit të Durrësit merrte 106,330 lekë.

Kryebashkiaku i Shijakut, Elton Arbana, merr një pagë më të vogël sesa homologia e tij nga Durrësi. Duke iu referuar database-it, Arbana merr 101,650 lekë.

Deputetët e Durrësit të legjislaturës së kaluar paguhen të gjithë me të njejtën rrogë, 156,770 lekë në muaj, ndërkohë që në database mungojnë përfaqësuesit e opozitës pasi në atë kohë kishin dorëzuar mandatet.

Më poshtë po publikojmë pagat e disa nga drejtuesit më të lartë të institucioneve publike dhe deputetë në Durrës.

LISTA:

Emiriana Sako         138,000 Lekë

Pirro Vengu      243,100

Roland Nasto         153,300

Ani Dyrmishi         120,000

Alfred Mullaraj       150,000

Eva Budini         105,000

Elton Arbana         101,650

Gentian Kallmi        106,330

Milva Ekonomi        174,760

Klodiana Spahiu     156,770

Nadire jani         136,300

Jurgis Çyrbja         156,770

Lefter Koka         156,770