Kryeministri, Edi Rama ishte ditën e sotme në Lezhë ku së bashku me kryebashkiakun Pjerin Ndreu dhe zëvendës kryeministrin Arben Ahmetaj, kanë inspektuar një pallat të rindërtuar që ishte shembur nga tërmeti i 26 nëntorit të vitit 2019.
Rama: Për ata në Durrës, ata në Tiranë që presin të kthehen në shtëpi, kjo kërkon kohë. Dua t’ju them se asgjë nga ato që kemi thënë nuk është harruar. Gjithçka që kam thënë do të jetë ashtu siç e kam thënë. Zotimet nuk arrihen dot të mbahen aq shpejt sa ti do, por kurrë mos të mendojë askush se i them fjalët sa për të kaluar radhën. Nëse diçka apo disa gjëra nuk arrihen që të bëhen në kohën e premtuar, kjo është se nuk duam.
Sot në një vend që është fuqia e 5 e ekonomisë së botës, Italia, ka ende familje në kabina në pritje të shtëpive. Dua të them se ky për mua ka qenë prioritet i prioriteteve. Sot janë 97 familje më pak në mendimet e mia nesër. Tani nuk po merret vesh më se çfarë ndodh, me pandemira dhe tërmete. Brenda vitit të ardhshëm do i kemi të gjitha familjet nëpër shtëpi dhe kujtesa do të jetë në mendje dhe jo në rrënoja.
Duke ardhur këtu po shikoja komentet për këtë postimin e kompleksit këtu. Komentet i shoh për të parë se kush e gjen fjalën e keqe. thoshte; s’ka shkallë sigurie. Ky ka dhe ashensor dhe shkallë.
Paçi vetëm zjarr dashurie, lumturie, begatie në shtëpitë tuaja.





