Kim Kardashian ka vendosur që ti japë fund martesës me Kanye West pas disa debateve të forta dhe krizave në çift. Beteja për divorc do të jetë e ashpër sepse duhet të ndahet një total prej 2.2 miliardë dollarësh pasuri. Për tu çlodhur pak nga e gjithë kjo situatë, Kim bëri gati valixhet dhe u nis për në Karaibe së bashku me katër motrat e saj, Kylie, Kendall, Khloe dhe Kourtne. Ato kanë një lidhje të fortë dhe e mbështesin gjithmonë njëra-tjetrën.
Në rrjetet sociale nuk kanë munguar fotografitë e tyre që duken tepër joshëse me bikini. Kujtojmë se një burim për “People” ka thënë se ata nuk flasin më me njëri-tjetrin, si dhe kanë nisur që të jetojnë jetën e tyre në rrugë të ndara.
Gjithashtu një artikulli në “Page Six” shkruan se reperi i famshëm ka marrë ndër të tjera edhe 500 palët e atleteve që mbante më herët në shtëpinë ku jetonin të gjithë bashkë.
“Nuk kanë aspak kontakt. Jetojnë tanimë në vende të ndryshme”, u shpreh burimi, duke zbuluar kështu se teksa Kim pushonte së fundmi në ishull, 43-vjeçari ishte tepër i zënë me paketimin e gjërave të tij.
Gjithashtu në shkrim thuhet se jo të gjitha sendet personale të Kanye-s janë hequr nga shtëpia, por koleksioni i atleteve ishte tepër i veçantë për të, ndaj dëshironte ta merrte menjëherë me vete.





