Dyqani i përfshirë nga flakët në orët e para të mëngjesit, në lagjen nr.13, në Durrës ka pësuar dëmtime të shumta
Sipas njoftimit të policisë, zjarri ka rënë në dyqanin në pronësi të shtetasit R. M., i cili ka marrë edhe djegie të vogla.
Mësohet se shtetasi në fjalë është dërguar në spital, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e flakëve.





