Ardhja e emigrantëve si dhe përgatitja e qytetarëve për festat e fundvitit ka sjellë dhe fluksin e trafikut në qytetin e Durrësit.
Siç duket edhe në videon që ka siguruar “DurrësLajm”, akset kryesore të qytetit janë përballur ditën e sotëm me një numër të lartë të automjeteve.
Situata më e rënduar ndodhet në hyrje të Durrësit, në rrethrrotullimin te stacioni i trenit. Ndërkohë e njejta situatë paraqitet edhe në Rrugën e re të Portit, e cila u ndërtua pikërisht për të shmangur trafikun brenda qytetit.





