Për shkak të pandemisë, shumicës prej nesh i mungojnë shumë udhëtimet e një ndër këta persona është edhe Arbana Osmani.

Moderatorja zhvilloi një bisedë virtuale nëpërmjet rrjetit social Instagram, me ndjekësit e saj pikërisht për këtë temë: udhëtimet.

Njëra prej tyre e pyeti se cila ka qenë situata më e sikletshme që ka përjetuar gjatë një udhëtimi dhe përgjigja e Osmanit ishte:

Para ca vitesh në një kthim nga Dubai, në Stamboll humba avionin duke qenë tek Gate (mos pyesni si, akoma nuk e kam marrë vesh si u nis pa e marrë vesh unë)”.

Osmani zbuloi se udhëtimet i ka nisur për herë të parë në moshën 22-vjeçare.

Në Milano në 2005. Isha 22 vjeç dhe nuk di t’ju shpjegoj lumturinë. Më parë, edhe pse kam punuar që 15 vjeç, nuk kam pasur mundësi ekonomike të udhëtoja jashtë vendit”- tregoi ajo.