Ndërkohë që pak orë na ndajnë nga festa zyrtare e Krishtlindjeve, kryebashkiakja Emiriana Sako ka uruar të gjithë shqiptarët, në veçanti besimtarët e krishterë për “Ditëlindjen e Krishtit”. 

Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjen, i uroj të gjithëve shëndet e mbarësi, sa më shumë dashuri e solidaritet për njëri tjetrin, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara“, uron Sako nëpërmjet rrjetit social “Facebook”.

Postimi i plotë:

Në këtë ditë të shënuar dëshiroj ti shpreh besimtarëve të krishterë por edhe të gjithë qytetarëve të Durrësit dhe të gjithë shqiptarëve, urimet më të ngrohta e të përzemërta në ditën e Krishtlindjes:
Gëzuar e për shumë vjet Krishtlindjen, i uroj të gjithëve shëndet e mbarësi, sa më shumë dashuri e solidaritet për njëri tjetrin, ditë të bardha e Krishtlindje të gëzuara.
Uroj që në çdo shtëpi të Durrësit dhe të gjithë Shqipërisë të mbretërojë paqja e dashuria, lumturia e harmonia.🙏🏻