Një 37-vjeçar, shqiptar i Maqedonisë së Veriut, është arrestuar në shtetin fqin, pasi është kapur me 5 kilogramë kokainë, me vlerë 200 mijë euro.

Sipas mediave atje lënda narkotike është sekuestruar në rrugën “Bosnja dhee Hercegovina” në Shkup, ku dhe është bërë i mundu arrestimi i shtetasit A.O. 37 vjeç nga Gostivari.

Këtij shtetasi i janë gjetur rreth pesë kilogramë heroinë në vlerë rreth 200 mijë euro, të cilën e mbante në një çantë shpine. Nga kontrolli në çantën e shpinës u gjet heroina, e cila ishte e paketuar në nëntë pako.