Përmes një videoje të postuar në rrjete sociale, kryeministri Edi Rama ka ironizuar kryedemokratin Lulzim Basha dhe ish-kryeministrin Sali Berisha.
Bëhet fjalë për një premtim të Bashës që çdo familje të ketë tabletë, laptop apo kompjuter në çdo shtëpi, bashkë me një premtim të shumë viteve më parë të Berishës.
“Brenda 4 viteve çdo familje to të ketë një tabletë, laptop apo kompjuter në shtëpi”, thotë Lulzim Basha.
“Çdo dhomë e juaja bëhet me një kompjuter”, thotë Berisha.
Ndërkohë Rama krahas videos shkruan: “Mirëmëngjes dhe duke ua lënë juve ta zgjidhni të qeshni apo të qani, ju uroj një ditë të qeshur”.





