Pas abortit, Chrissy Teigen duket se vazhdon të ketë shqetësime me shëndetin.

Përmes një postimi në Twitter, bashkëshortja e këngëtarit John Legend ka treguar se do t’i nënshtrohet një operacioni.

“Pas abortit nuk ndihem mirë. Ndjej një goditje të madhe te barku. Nesër do ti nënshtrohem një operacioni për shkak të çrregullimit të periodave pas abortit”, shkroi ajo.

Chrissy dhe John janë prindër të dy fëmijëve Luna dhe Miles. Pak kohë më parë çifti humbi fëmijën e tretë, një ngjarje shumë e rëndë për ta të cilën vendosën ta ndanin me gjithë botën.