Një vajzë 5-vjeçare u helmua pasi konsumoi një gotë me kokainë. Ngjarja ndodhi në Ravenë. Babai i vogëlushes i dha gotën duke menduar se në të kishte hedhur një ilaç, por në të vërtetë rezultoi se lënda brenda gotës ishte kokainë.

Shëndeti i vogëlushes u përkeqësua dhe u dërgua menjëherë në spitalin e Bolonjës. Gjendja e saj shëndetësore paraqitet e stabilizuar tashmë.