Andrea Konti pas zero minutave të luajtura në fazën e parë duket i destinuar të largohet përfundimisht nga Milani gjatë merkatos së janarit.

Janë disa klube të interesuara për anësorin, por që ka më tepër shanse të përfundojë te Xhenoa e Shevçenkos. Pietro Pelegri është një tjetër element që ka dështuar.

Më shumë për shkak të dëmtimeve sesa për lojën e tij, talenti i huazuar nga Monakoja mund të rikthehet në Principatë.

Vendimtar në këtë aspekt do të jetë afrimi që kuqezinjtë do të bëjnë për sulmin gjatë janarit.Edhe Samu Kastijeho i ka valixhet gati.

Spanjolli ka shumë kërkesa në atdhe dhe mund të thotë lamtumirë në javët në vijim.