Sulmuesi i Real Madridit dhe Belgjikës është bërë objekt talljeje në rrjetet sociale pasi u dëmtua për të disatën herë me kampionët e Spanjës. Rrjeti i shërbimit të ushqimeve të shpejta “Burger King” publikoi një mesazh ironizues ndaj 30-vjeçarit duke i sugjetuar ofertën “bli dy hamburger për të marrë një falas”.

“Dy për një te ‘Burger King”, shkruan në rrjetet sociale kompania e ushqimeve të shpejta. Kondicioni i paqëndrueshëm fizik i ish-yllit të Çelsit ka qenë objekt kritikadh sulmesh nga mediat.

Pas dëmtimit të fundit në stërvitje me “Los Blancos”, pakënaqësia ndaj Hazardit është rritur në maksimum duke bërë që të konsiderohet si blerje e dështuar.