“Global Soccer Award” ka përzgjedhur më të mirët e vitit 2021.

Ceremonia e ndarjes së çmimeve u mbajt në Dubai. Italia zhvilloi një Europian fantastik, fitoi turneun pas 53 vitesh dhe u zgjodh skuadra kombëtare më e mirë e vitit.

Çmimi i futbollistit më të mirë të vitit shkoi për Kylian Mbappe, teksa Roberto Mancini, i cili udhëhoqi Italinë drejt fitimit të Euro 2020, triumfoi në kategorinë e trajnerëve. Festë edhe për Leonardo Bonuccin e Gigio Donnarummën, respektivisht mbrojtësi dhe portieri më i mirë i vitit.

Skuadra më e mirë për meshkuj u përzgjodh Chelsea, teksa për femra Barcelona. Alexia Putella (Barcelona) spikati si futbollistja më e mirë, teksa pati vlerësime për Txiki Begirista (drejtori sportiv më i mirë) dhe Federico Pastorello (menaxheri më i mirë).

Roberto Lewandowski fitoi çmimet “Diego Maradona” dhe atë të “TikTok fan”. Vlerësime pati edhe për Cristiano Ronaldon e Ronaldinhon, respektivisht golashënuesi më i mirë në histori dhe çmimi i karrierës.

Futbollisti më i mirë i vitit: Kylian Mbappe

Trajneri më i mirë: Roberto Mancini

Skuadra kombëtare më e mirë: Italia

Portieri më i mirë: Gigio Donnarumma

Mbrojtësi më i mirë: Leonardo Bonucci

Skuadra më e mire për meshkuj: Chelsea

Futbollistja më e mirë: Alexia Putella

Skuadra më e mire për femra: Barcellona

Drejtori sportiv më i mirë: Txiki Begirista

Çmimi i inovacionit (risi të reja): Serie A

Menaxheri më i mirë: Federico Pastorello

Akademia më e mire afrikane: Zed FC

Çmimi Diego Maradona: Robert Lewandowski

Çmimi TikTok, futbollisti më i mirë: Robert Lewandowski

Golashënuesi më i mire i të gjitha kohërave: Cristiano Ronaldo

Çmimi i karrierës: Ronaldinho