Kryetarja e LSI Durrës, Kontjana Kuçi, ka reaguar përmes një postimi në Facebook ku ka akuzuar kryeministrin Rama për premtimin e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës.
Kuçi thotë se qeverisja dështoi dhe se “Rilindja” premton ç’ti zërë goja.

“Dështoi në qeverisje duke e lënë vendin në mjerim të plotë e tani “Rilindja” premton ç’ti zerë goja: projekte në 3D të porteve, aeroporteve, stadiumeve, e siç hapi thesin e gënjeshtrave edhe sot, premton edhe tren Durrës-Tiranë.
Tani që i ka ikur treni “Rilindja” gënjen sa të mundet për të kaluar stacionin e saj të fundit që është 25 prilli. 
Ajo është dita që shqiptarët do e shporrin pa kthim. 
Mjaft mashtruesve. Askush nuk i beson më thesit të tyre të premtimeve.
Pas 25 prillit nis puna e vërtetë për ndërtimin e Durrësit dhe zhvillimin e vendit.”
– shkruan Kuçi.

Dështoi në qeverisje duke e lënë vendin në mjerim të plotë e tani “Rilindja” premton ç’ti zerë goja: projekte në 3D të…

Posted by Lëvizja Socialiste për Integrim -Durrës on Wednesday, February 3, 2021