Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me homologen e saj, Ministren e Jashtme spanjolle, Arancha Gonzalés Laya.

Xhaçka shkruan në Facebook se ka njohur homologen spanjolle me progresin e bërë nga Shqipëria në adresimin e kritereve për hapjen e negociatave, duke theksuar se vendi ynë ka përmbushur të gjitha kushtet për zhvillimin e Konferencës së Parë Ndërqeveritare.

“Komunikova me Ministren e Punëve të Jashtme, Çështjeve Evropiane dhe Bashkëpunimit të Spanjës, Arancha Gonzales Laya. I shpreha mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Spanjës për rrugën evropiane të Shqipërisë dhe mbajtjen sa më herët të Konferencës së Parë Ndërqeveritare. E bindur për një bashkëpunim të ngushtë”.