Moti i mirë i këtij fillim janari ka nxitur shumë qytetarë të Durrësit për t’iu drejtuar vijës bregdetare. Ditën e sotme ishin kryesisht banorë të zonës që bënin xhirot e zakonshme përgjatë bregut të detit, për të përfituar nga ajri i pastër dhe dita e fundit e pushimit zyrtar.

Për shumicën prej tyre, vija bregdetare është mirëmbajtur dhe pastruar edhe gjatë sezonit të dimrit, por tek tuk ka dhe nga ata që shprehin pakënaqësi për praninë e leshterikut.

Ndryshe nga ditët e tjera, sot janë më të paktë ata që frekuentojnë plazhin, sepse pjesa më e madhe i është rikthyer rutinës së përditshme.  

Në urimin e tyre për vitin 2022, qytetarët bashkohen të gjithë në një pikë për një vit më të mbarë për të gjithë shqiptarët dhe një veçanti për qytetin e Durrësit dhe banorët e tij.

Megjithëse përgjatë vijës bregdetare ka shumë qytetarë që shëtisin, lokalet nuk kanë xhiron e ditëve të para të vitit të ri.

M.B.