Aksioni i Policisë Bashkiake Durrës për lirimin e hapësirave publike të zëna në mënyrë të jashtëligjshme është përqendruar këtë të martë në lagjen nr.17 të qytetit bregdetar pranë shkollës”Qemal Mici”.
Në një postim në rrjetin social “Facebook”, policia bashkiake bën me dije se dy subjekte që tregtonin fruta-perime, kishin zaptuar një pjesë të lulishtes.
“Duke marrë në konsideratë ankesat e ardhura nga qytetarët“,- shkruhet ndër të tjera në postim, – ” Policia Bashkiake në bashkëpunim me ndërmarrjen e gjelbërimit të qytetit, bëri të mundur kthimin e këtyre hapësirave në funksion të qytetarëve.“
Postimi i plotë:
Duke marrë në konsideratë ankesat e ardhura ngaqytetarë të cilët me të drejtë ankoheshin për zënienpa leje të hapësirave publike, trotuarë si dhe dukezaptuar nje pjesë të lulishtes nga dy subjekte qëtregtonin fruta-perime në lagjen nr.17 pranë shkollës”Qemal Mici”, Policia Bashkiake në bashkëpunim me ndërmarrjen e gjelbërimit të qytetit,bëri të mundur kthimin e këtyre hapësirave në funksion tëqytetarëve. Më poshtë do të gjenk imazhe para dhepas lirimit te hapèsirave publike.#PoliciaBashkiakeNeDetyre![]()
#StopZaptimitTeHapèsiravePublike.
#QytetareDenoncoShkeljeTeLigjit.![]()





