Drejtuesi i Departamenteve pranë Partisë Demokratike Durrës, Ivo Jorgoni përmes një postimi në Facebook ka reaguar pasi gjykata sot pushoi çështjen e ngritur nga shoqëria civile për Velierën.

Jorgoni shkruan se ndërtimi i Velierës, që e konsideron katër kallama me nje leckë sipër, si simbol mjerimi dhe varfërie ishte dhe është tatuazhi moral dhe arkitekturor i pandreqshëm në memorien dhe realitetin durrsak.

Ndërsa sjell në vëmendjen reagimin e tij të bërë në vitin 2017 kur ishte pjesë e Këshillit Bashkiak, ish-këshilltari demokrat thotë se PD ka qenë kundër këtij projekti abuziv dhe në krah të qytetarëve të Durrësit por që nuk e ndaluan dot për çështje kartonash.

POSTIMI I PLOTË

“Veliera”

Sot gjykata në Durrës pushoi cështjen e ngritur nga shoqëria civile për Velierën.

Ndërtimi Velierës (katër kallamave me nje leckë siper) si simbol mjerimi dhe varfërie ishte dhe është tatuazhi moral dhe arkitekturor i pandreqshëm në memorien dhe realitetin Durrsak.

Partia Demokratike dhe Keshilltarët e djathtë në Këshill Bashkiak në periudhën 2015-2019 kanë qënë totalisht kundër këtij projekti abuziv.

Si ish antar i Këshillit Bashkiak dhe si durrsak në 2017 kam kundërshtuar me forcë cdo vendim që do të ishte në favor të këtij abuzimi. Nuk e ndalëm dot për cështje kartonash por krenar që Partia Demokratike dhe përfaqësuesit e saj në këshill kanë qënë në krah të qytetarëve të Durrësit , shoqërisë civile dhe padyshim në krahun e drejtë të historisë. Vendimi duhet të apelohet !!!

Qëndrimi mbi Cështjen Veliera “2017”

“Me Velierën keni shkelur ligjin si “Kali mbi kalldrëm”

Sot , është servirur një akt ku na kërkohet te miratojmë disa shtesa fondesh në favor te projektit Veliera.

E pakonceptueshme të kërkoni konsensusin tone në këtë pike ku qartazi Këshilltarët e djathtë dhe Partia Demokratike kanë qënë kundra ndërtimit të Velierës që në gjenezë atje ku Veliera ishte akoma në letër. Ishte nje shpenzim luksi i panevojshem në krahasim me nevojat jetike të qytetarëve të këtij qyteti

Nga letra ne terren sot Veliera nuk është më problem lokal që kundërshtohet vetëm nga këshilltarët e djathtë , sot Veliera është shëmbulli Kombëtar se si pushteti ka errësuar syte dhe kërkon me cdo kusht të vrasë historinë duke shkelur ligjin nën dritën e diellit.

Askush këtu nuk mund të kundërshtoje faktin se Bashkia i ka filluar punimet pa perfillur institucionet që merren me arkeologjine. Datat e akteve të lëshuara nga Bashkia e faktojnë këtë. I verifikoni !

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin që Bashkia me plinta betoni ka dëmtuar një pjesë të rëndësishme të zbulimeve të nëntokes. Plintat janë aty si fakte të pakundërshtueshme. I verifikoni !

Askush këtu nuk mund të kundërshtojë faktin që po punohet në Zonen A , e cila me ligj ndalon cdo lloj ndërtimi. E keni ligjin përpara. Lexojeni !

Askush këtu nuk mund të kundërshtoje faktin që vazhdohet punohet kundër dy vendimeve të gjykatave duke vrare Shtetin e së drejtës. Kërkoni ndihme juridike per tu iluminuar cdo të thotë të shkelesh një vendim Gjykate.

Unë e kam të qartë që këto fakte nuk janë të panjohura për ju , aq sa jam i qartë se cdo veprim apo mosveprim nuk e keni nga padija por nga forca që ju jep pushteti për të ecur mbi ligjin si kali në kalldrem.

Si qytetar Durrësi e kundërshtoj sepse

Europian më bën historia e faktuar e egzistencës së qytetërimit tonë e cila ndodhet nën tokë dhe jo Veliera mbi të.

Si jurist e kundërshtoj sepse nuk mund të bëhem palë me asnjë lloj individi apo grupi individësh që ecin mbi ligjin dhe shtetin e së drejtes.

Si Këshilltar i djathtë dhe përfaqësues i Partisë Demokratike e kundërshtoj sepse na keni etiketuar si pengues të Vetingut ndërkohe që Ju ! Etiketuesit ! Po tregoni dita ditës se ligjet dhe vendimet e gjykatave mund të shkelen kur jeni të veshur me pushtet.

Vota ime eshte kundër !