Më shumë se 2 vite nga tërmeti i 26 nëntorit, zona turistike e plazhit i ka ende të hapura “plagët” e shkaktuara nga lëkundja sizmike.

Përgjatë vijës bregdetare, rrugës “Pavarësia”, por edhe në brendësi të lagjes nr.13, kudo gjen pallate me dëmtime DS3 apo DS4, që presin riparimet apo riforcimet.

Një bllok pallatesh në rrugën “Pelikan” ka mbetur njësoj si ditët e para pas tërmetit. Këtu koha është ndalur, ndërsa banorët ende nuk dinë se çfarë fati do të kenë banesat e tyre.

Bonusi i qirasë nuk kalon prej 3 muajsh, duke i vënë banorët në vështirësi financiare.

Megjithëse këtë verë pati një dyndje të madhe turistësh vendas dhe të huaj, ecuria e ngadaltë e procesit të rindërtimit e nxorri zbuluar këtë zonë turistike para pushuesve.

Edhe vera e vitit 2022 nuk pritet të sjellë ndryshime të dukshme dhe gjurmët e tërmetit do të vazhdojnë të shoqërojnë pushimet e atyre që zgjedhin bregdetin e Durrësit.

M.B.