Pas përfundimit të festave të fundvitit, tashmë fluksi i lëvizjeve në Portin e Durrësit po reflektohet në dalje, pra nga vendi ynë drejt porteve italiane.
Referuar të dhënave zyrtare të Autoritetit Portual Durrës, nga fillimi i këtij viti deri më datë 4 janar 2022, janë përpunuar 6,703 pasagjerë, prej të cilëve 5, 580 në dalje dhe 1, 123 në hyrje drejt vendit tonë.
Tragetet gjatë 4 ditëve të para të vitit kanë realizuar 7 lundrime, duke transportuar përveç pasagjerëve edhe 2019 automjete, trailerë dhe kamionë. Po punohet me kapacitet të plotë nga kompanitë e lundrimeve, sportelet e PKK, ndërsa institucionet detare po mbikëqyrin mbarëvajtjen e përballimit me sukses të fluksit të hyrje-daljeve nëpërmjet pikës kryesore kufitare detare të vendit.
Ndërkohë në total, nga data 15 dhjetor 2021 deri më 4 janar 2022 tragetet e linjave Durrës-Bari/Ankona dhe anasjelltas kanë kryer 64 lundrime, duke transportuar 56, 869 pasagjerë dhe 14, 840 automjete.