Lajme të mira për Mauricio Poçetinon dhe PSG-në, Lionel Mesi është shëruar plotësisht nga Koronavirusi.

Sipas asaj që raporton “Record”, kampioni argjentinas është duke u rikthyer në Europë, më ekzaktësisht në Paris, pas pushimeve të Krishtlindjes dhe Vitit të Ri.

34-vjeçari me shumë gjasa mund të jetë i gatshëm për të luajtur në formacion në ndeshjen e rëndësishme që parizienët do të luajnë ndaj Lionit në Ligue 1 më 9 janar.

Aktualisht gjatë këtij sezoni në Ligue 1, “Pleshti” është aktivizuar në 11 ndeshje nga ku ka realizuar 1 gol dhe ka dhuruar 4 asiste.