Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij në komunikimin virtual me qytetarët, ka folur edhe për çështjen e shumëpërfolur të Portit të Durrësit.
Pyetjes së bërë nga një qytetar për “Emaar Group” dhe akuzat për përfshirje të kryedemokratit Lulzim Basha në projektin e portit më të madh në vend, Rama iu përgjigj kështu:
“E para Emaar Group është një nga më të mëdhenjtë e botës dhe s’ka nevojë të vijë në Shqipëri përveçse për të bërë një projekt të madh. Duke siguruar bazat ligjore të një investimi gjigant.
Një investim i tillë, i madh, jo në një HEC apo pus nafte, por në industri si turizmi sjell përshkallëzim eksponencial të investimeve të kësaj natyre, përbëjnë një bazë për të bërë një kapërcim epokal, ekonomik e social.
Në varësi nga klima, jam besimplotë, dhe një sërë idesh të tjera do të mund të vihen në një fazë më të avancuar për t’u realizuar…”, përfundoi Rama.