Dorian Teliti, eksperti i PD për ekonominë, tha sot se ulja e taksave është një instrument për ta kthyer ekonominë në shinat e zhvillimit.Teliti u ndal tek një nga pikat e programit të PD për taksën e sheshtë dhe tha se ruan fashën e pataksuar 300 mijë lekë.

Ky është një instrument për të ndihmuar ekonominë shqiptare për t’u kthyer në shinat e zhvillimit. Për sa i përket sistemit të taksimit, që të jetë e prekshme për qytetarët dhe të marrin fund shpifjet. Ne angazhohemi të heqim taksën progresive mbi pagat. Vendosim taksën 9% e sheshtë për pagat duke ruajtur fashën e pataksuar 300 mijë lekë. Shtresa e mesme, e fituar nga taksa e sheshtë. Kursimet që krijon taksa e sheshtë mbeten ne xhepat e qytetarëve.
Totali i taksave lokale e qendrore mbi biznesin e vogël, jo më shumë se 0.5% tatim mbi xhiron. Të gjitha bizneset fitojnë një ulje të sigurimeve shoqërore nga 24.5% në 18%
”- deklaroi Teliti.