Ariana Reçi është pronarja e agjencisë së udhëtimit që u arrestua nga policia e Durrësit pasi falsifikonte testet e Covid-19, në emër të një klinike në Tiranë.

Në kuadër të operacionit policor të koduar “Testet”, u arrestua në flagrancë shtetasja Ariana Reçi, 56 vjeçe, banuese në Durrës, pronare e agjencisë së udhëtimit “Ariana Travel”, e cila falsifikonte testet e Covid-19.

Gjithashtu, në kuadër të operacionit, në bashkëpunim edhe me Policinë Kufitare në Portin e Durrësit, u kapën dhe u proceduan penalisht dy shtetas, të cilët tentuan të kalonin kufirin për në Itali, me teste të falsifikuara nga pronarja e agjencisë së udhëtimit.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve shëndetësore” dhe “Fshehja e të ardhurave”.