Ka përfunduar pak më parë takimi i kreut të PD-së Lulzim Basha me zv.ambasadorin Damian Smith.
Takimi ka zgjatiur për më shumë se 1 orë, ndërsa Smith është përcjellë nga dera e pasme e selisë nga Sekretari i Përgjithshëm, Gazment Bardhi, pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.
Vizita vjen pak minuta pasi në selinë e PD kanë qenë dy grupe mbështetësish të ish-kryeministrit Sali Berisha, të cilët janë hasur me dyer të mbyllura dhe nuk kanë zhvilluar aktivitetin e parashikuar në selinë e PD, duke akuzuar kryedemokratin Lulzim Basha.





