Nënkryetari i PD Enkelejd Alibeaj, u shpreh këtë pasdite se ka prova që Kuvendi i datës 11 dhjetor i thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha ishte i manipuluar.

Alibeaj tha se organizatorët mbushën kutitë e votimit me vota fiktive dhe kjo u transmetua dhe në media.

“Unë kam të dhëna që janë mbushur kutitë. Fatkeqësisht janë mbushur kutitë, nga ata që pretendojnë se janë organizatorët. Kur arrin në këtë situatë, ku u deklaruan në njësinë 8 që rezultati ishte 760 pjesëmarrës, ndërkohë që të numëruar ishin 100 veta. Ku u gjetën këto 600 vota?

Dhe thonë nëpërmjet këtij referendumi është marrë një vendim i madh. E kuptoni sa e dhimbshme dhe e turpshme është një sjellje e tillë. Që kërkon të shkatërrojë PD, në një kohë që kemi kaq fronte të mëdha opozitare sot në Parlament dhe jashtë tij. Kemi sfida të mëdha si reforma territoriale, vettingu”, tha Alibeaj.