Kryeministri Edi Rama ka bërë një postim në rrjete sociale duke përdorur një thënie të autorit rus Fjodor Dostojevski.

“Rrini të qetë! Në ferr ka vend për të gjithë dhe nuk ia vlen të bëni një garë kaq të ashpër për të treguar se cili është më i poshtër se tjetri! Dostojevski”, shkruan Rama.

Me këtë duket se i referohet zhvillimeve të fundit brenda PD.

Ditën e sotme, dera e godinës së selisë blu qëndroi e mbyllur për mbështetësit e Berishës, por u hap për zv.ambasadorin amerikan.

Aldo Bumci, Gent Strazimiri dhe Ivi Kaso shkuan për të mbajtur mbledhje, por dera ishte mbyllur pasi pretendohet se po bëhen punime. Më vonë mbërritën edhe anëtarë të FRPD por dera nuk hapej.

Në ato momente, Basha kishte mbledhur gazetarët në kafene. Pas pak castesh priti në zakim zv.ambasadorin amerikan që hyri në godinën e selisë blu nga dera e pasme.