Të rinjt e FRPD-së, pak minuta më parë kanë shkuar në selinë e PD-së dhe kanë tentuar të hapin derën, por ajo ka qenë e mbyllur.
Njëri prej anëtarëve të FRPD-së e konsideroi rast unikal që një parti në opozitë i mbyll dyert për mbështetësit.
“Kjo është situata sot në PD. Kanë tentuar edhe dje edhe pardje deputetë dhe anëtarë të forumit dhe anëtarë të komisionit të rithemelimit, selia është e mbyllur. Besoj që është rast unikal që një parti në opozitë i mbyll dyert për mbështetësit”, tha ai.





