Sukseseve të shumta të Dua Lipës i është shtuar së fundmi edhe një tjetër, pasi këngëtarja shqiptareështë renditur në top pesëshen e listës “Billboard hot 100”. Së fundmi është bërë e ditur se një nga këngët hit të Dua Lipës, “Physical”, do të jetë edhe një prej kolonave zanore të “The Fate: Winx Saga” në “Netflix”.
Kjo këngë është pjesë e albumit më të ri të Dua Lipës, “Future Nostalgia”, të cilin ajo e publikoi disa muaj më parë. “Physical” është një nga këngët më të dëgjuara të këtij albumi dhe ndaj është përzgjedhur për të qenë pjesë e listës muzikore të serialit, që pritet të bëjë namin në mbarë botën.
Dua ka thyer rekorde të shumta me albumin “Future Nostalgia” për të cilin kishte dyshime nëse duhej ta publikonte apo jo gjatë muajve të karantinës. Ky album është rendistur si më i miri nga “Spotify” duke lënë pas emra të famshëm të muzikës si Ariana Grande, Pop Smoke, Taylor Swift etj.
Dua së bashku me Beyoncé dhe Taylor Swift kryeson nominimet për çmimet Grammy 2021.





