Prokuroria e Posaçme Antikorrupsion i ka kërkuar Kuvendit të Shqipërisë heqjen e mandatit për dy ligjvënës.

SPAK ka kërkuar heqjen e mandatit të kryetarit të Partisë Republikane, deputetit Fatmir Mediu, i cili është nën hetim pas rihapjes së dosjes së Gërdecit.

Ndërkohë deputeti i dytë është socialisti, Alqi Bllako, i cili sipas SPAK është hetuar për përfshirjen në çështjen e inceneratorëve.

Me këtë levizje, SPAK kërkon nga Kuvendi heqjen e mandatit që t’i hapet rruga një arrestimi të mundshëm, i deputetëve aktualë Mediut dhe Bllako.