Këtë të martë do të nisë t’u injektohet doza e dytë e vaksinës, të gjithë atyre që kanë marrë dozën e parë të vaksinës Pfizer.

Kryeministri Edi Rama ka marrë dozën e dytë të vaksinës, po ashtu edhe shefja e Spitalit Infektiv Najada Çomo. Në stadium ka mbërritur dhe ministrja Ogerta Manastirliu për të mbikqyrur situatën.