Lulzim Basha:
Që nga shtatori, PD në bashkëpunim të ngushtë me SHBA dhe BE ka përcaktuar axhendën politike dhe po udhëheq me aksionin e saj finalizimin e luftës së gjatë pa kompromis për të shembur regjimin e Edi Ramës, i cilësuar si më i korruptuari në rajon. Nismat tona parlamentare me aferat e incineratoreve, masakres zgjedhore te 25 prillit.
Konceptimi prej nesh i një refrome kushtetuese jetike per clirimin e demokracise nga kapja e autokratëve, të cilët kanë krijuar permes kushtetutes pëerjetesimin e pushtetit.
Përballja jonë me kastën 30 vjecare që mban pandëshkueshmërinë, të gjithë këto kanë tronditur më fort se asnjëhere sistemin e kalbur dhe kanë ngjallur shpresën se një epoke e re po troket.
Epoka e sundimit të ligjit, e nje drejtësie efikase ku krimi dënohet. Epoka e Shqipërisë normale, e drejtësie, dinjitetit dhe mireqenies.
Në kuvendin e 18 dhjetorit vazhduam me nismat tona për pastrimin e partisë nga hijet e te shkuarës.
Morem vendime te rendesishme ne kidhje me aletatin SHBA që ka vënë nën shënjester regjimet autokratike si armike te demokracisë. Kthyem në standard ata që shpallen non-grata nga SHBA-të nuk mund te jene në pozicione drejtuese.





