Forca të shumta policie janë pozicionuar këtë të shtunë rreth godinës së Kryeministrisë dhe Kuvendit të Shqipërisë.
Po ashtu, sikurse shfaqet në pamje janë 3 autobote me ujë dhe një autoblindë i Forcave Speciale, RENEA, në gatishmëri për çdo situate të mundshme gjatë protestës së thirrur nga ish-kryeministri Sali Berisha para selisë së PD-së sot në orën 12:00.








