Sekretari i PD-së Roland Bejko ka dhënë një deklaratë të shkurtër për mediat pas përplasjeve në selinë blu, ku u sulmua nga militantë të Sali Berishës.

Bejko thekson se kemi që në 90-ën që luftojmë me këtë njeri, duke iu referuar Sali Berishës, dhe i cilësoi ngjarjet e sotme produkt të ish-kryeministrit.

“Unë kam qenë njeriu që e kam mbështetur Berishën në 97’ por ka një kohë që boll është boll. Erdha të futesha në seli nuk e dija që kisha kaq shumë njerëz u gjenda përballë këtij reagimi. Do i drejtohem vetëm Berishës të mbajë njerëzit nën kontroll! Se këtë ma ka bërë vetëm turma e enveristëve që më ka nxjerrë jashtë nga greva. E bëjnë për ata oligarkë të partisë që i kanë shtypur e i kanë mjelur këta. Njerëz që kanë dhënë shumë për PD. Faj ka ai që i ka sjellë këtu, jam befasuar kur pash që më qëlloi njeriu që kam mbajtur me bukë. Kjo që ndodh tani më ka ndodhur në shkurt të 91. Ishim dujke organizuar grevën e studentëve kundër Enver Hoxhës. Kam qenë organizator. Kur po bënim atë grevë, erdhën mbështetës të Hoxhës dhe na kanë shkelur me këmbë. Ka ardhur turma e enveristëve na ka nxjerrë jashtë kemi që në 90 që luftojmë me këtë njeri dhe sot marrim sharje. Ky është produkt i Sali Berishës dhe paaftësi e menaxhimit e gjithë elitës së PD, që e kanë lënë partinë në këtë situatë”, tha Bejko.