Aktori i njohur amerikan, Dustin Diamond, i njohur me rolin e Samuel të filmi “Screech” ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.

Sipas burimeve të TMZ-së, gjendja e tij javën e kaluar ishte përkeqësuar shumë, duke shkaktuar edhe vdekjen e tij në moshën 44-vjeçare.

Aktori ishte diagnostifikuar me sëmundjen e kancerit para disa javësh, e cila fatkeqësisht tek ai kishte përparuar pasi ishte në fazën e katërt të saj.

Në çastet e fundit të jetës pranë vetes, Dustin kishte të dashurën e zemrës.