Ka nisur puna për heqjen e dekorit të festave të fundvitit në qytetin e Durrësit.

Siç duket edhe në videon e mëposhtëme, punonjësit e bashkisë po heqin pemën festive dhe dekorimet e tjera nga qendra e qytetit, ndërkohë që po hiqen edhe dekoret e vendosura në rrugë.

Kujtojmë se bashkia akordoi 8 milion lekë të reja për dekorin e qytetit në vitin 2021, ndërkohë materialet do të magazinohen për t’u përdorur sërish vitin e ardhshëm në festat e fundvitit.