Sali Berisha ka mbërritur në oborrin e selisë së PD-së, ku është rrethuar nga mbështetës të tij të cilët brohorasin “O Sali o hero gjithë Shqipëria ty të do”.
Ndërkohë Berisha ka dhënë instruksionet e tij protestuesve, pasi shihet teksa ia bën me dorë dhe tregon se si të pozicionohen.
Berisha teksa shkonte në kembë drejt selisë blu, ka berë thirrje për vetëpermbajtje.
“Protestuesit të vetëpërmbahen, me qetësi të përmbushin qëllimin tonë”, tha ish kryeministri.





