Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka reaguar mbi incidentet e dhunshme në selinë e PD-së, ku militantë të Sali Berishës kanë shqyer derën e godinës.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Yuri Kim kërkon që protestuesit të vetëpërmbahen pasi çdo veprim i dhunshëm do të dënohet nga ligji.
DEKLARATA
SHBA është thellësisht e shqetësuar me rritjen e tensioneve në ndërtesën e selisë së Partisë Demokratike dhe përdorimin e forcës nga protestuesit. U bëjmë thirrje organizatorëve të protestës që të refuzojnë dhunën dhe të ushtrojnë qetësi. Ata që nxisin dhunën ose minojnë sundimin e ligjit do të mbahen përgjegjës.





