Mbështetës të Berishës para selisë blu kanë tentuar të thyejnë kamerat e vendosura në godinën e Partisë Demokratike.
Po ashtu po tentojnë të hapin dyert e katit të dytë por nuk kanë arritur dot, ndërkohë që kanë marrë shkallë dhe litarë për tu ngjitur nga jashtë.
Ndërkohë protestuesit kanë arritur të hapin edhe derën e pasme të godinës që i përket zyrave të Forumit Rinor të Partisë Demokratike.





