Kryebashkiakja e Durrësit, Emiriana Sako, në një postim në rrjete sociale, bën të ditur se e nisën vitin 2022 “me investime që i shërbejnë qytetit dhe qytetarëve”.

Sako përmend përfundimin e vendosjes së ndriçuesve LED në rrugën “Hysen Kërtusha”, por edhe asfaltimin e rrugës “Mbreti Arbër”.

Një investim në proces është rikonstruksioni i rrugës “Qafë Botë”, 467 metra, ku do të ketë edhe dy sheshe parkimi.

Sipas Sakos, “nga rikonstruksioni i këtyre dy rrugëve në zonën e plazhit përfitojnë banorët e zonës pasi lehtësohet qarkullimi me daljet në rrugën kryesore “Pavarësia””.

Më 22 dhjetor 2022, banorët e rrugës “Mbreti Arbër” protestuan para bashkisë pasi kërkonin hapjen e kanalizimeve para nisjes së asfaltimit të këtij aksi.

Sipas tyre, shtrimi i rrugës pa ndërhyrë në rrjetin e kanalizimeve, do të përsëriste përmbytjen e kësaj zone ashtu siç ka ndodhur rregullisht vitet e fundit.

Postimi i plotë: