Ditën e sotme pritet të shembet me eksploziv pallati nr. 122 në lagjen nr. 18 në Durrës, rruga “Aleksandër Goga”, i cili ka mbetur i dëmtuar rëndë nga tërmeti i 26 nëntorit 2019.
“DurrësLajm” mëson se për prishjen e objektit, do të përdoren 20 kg lëndë eksplozive, 5500 fitil detonator, ndërsa janë hapur në trupin e tij 700 furnella (vrima).
Në vendin ku do të kryhet shpërthimi i kontrolluar, aktualisht ndodhen të pranishëm edhe inspektorë të IKMT-së, teksa e gjithë zona është rrethuar me perimetrin e sigurisë.
Të gjithë banorët e banesave dhe bizneseve që ndodhen pranë këtij pallati janë njoftuar prej disa ditësh që duke nisur nga ora 12. 00 deri në orën 17.00 të ditës së sotme, të jenë të larguar nga banesat dhe subjektet e tyre dhe të marrin masa duke lënë hapur dritaret dhe dyert e banesave dhe subjekteve të tyre, të ulin në dysheme televizorë, kompjuter si dhe çdo pajisje tjetër që e shohin të arsyeshme.
Shpërthimi pritet të kryhet në orën 14.00.
“DurrësLajm” sjell më poshtë edhe pamjet nga kjo zonë.





