Për tërmetin 5.3 shkallë Rihter që goditi Follorinë mbrëmjen e së dielës, është shprehur drejtori i Institutit të Gjeodinamikës, profesori Akis Tselentis.

Duke komentuar ecurinë e sekuencës pas tërmetit, Tselentis vuri në dukje se nga të dhënat e deritanishme, ky ishte tërmeti kryesor.

Në të njëjtën kohë, ai paralajmëroi se për shkak se thellësia fokale e tërmetit ishte e vogël, sekuenca do të vazhdojë për një kohë të gjatë “madje edhe për ditë, ndoshta javë”.

“Është një çarje në perëndim të Follorinës që nuk dihej, ishte vetëm një degë e thyerjes që dihet. Por ajo që më shqetëson është se ne kemi pasur një histori të rëndë në zonë disa vite më parë. Domethënë në vitin 1994 kishim tërmet 5.9 afër 6 Rihter 40 km nga Follorina nga një çarje tjetër”, theksoi profesori.

Ai tha se goditjet do të vazhdojnë, por që të ketë një tërmet të fortë nuk ka mundësi.