Vik Kraja, i njohur si Dj Vicky ishte i ftuar mbrëmjen e të dielës në emisionin “Why Not” në RTV Ora.

Teksa në studio po flitej për atmosferën në dasma, Vicky tregoi me humor eksperiencën e tij me partneren, Amandën ku tha se ata ende nuk kanë bërë një celebrim pasi duke qenë se ajo ka letra greke i ka kërkuar 20 mijë euro.

“Ne nuk kemi bërë celebrimin, ti thua dasmë. Unë e kam nusen me letra greke edhe i kam thënë bëjmë celebrimin. “Bëjmë celebrimin që të marrësh pasaportën” më tha, pse jo i thashë unë. “Epo mirë më jep 20 mijë euro”, tha. Të betohem në zot, seriozisht e ka thënë edhe nuk e kam bërë”. tregoi Kraja.

Amanda dhe Dj Vicky janë prej kohësh bashkë dhe janë prindër të dy fëmijëve.